Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje të Prishtinës nga ora 11:00 deri në orën 16:00.
Lagjet që do të kenë ndërprerje të ujit nga nga ora 11:00 deri në orën 16:00, janë “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe “Ulpiana” në Prishtinë.
Njoftimi
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëdresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim.