Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Klinë, humbi jetën 22 vjeçari

by engel

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Lajmi tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa janë zbardhur edhe detaje të tjera në lidhje me rastin.

Sinjali ka mësuar se viktima e këtij aksidenti është 22-vjeçari, Arianit Gashi, nga fshati Përqevë i Klinës. Ndërkaq, personi i lënduar është 19-vjeçari, E.Gashi, i cili ishte pasagjer në veturën e vetaksidentuar.

banner

Sipas informacioneve zyrtare, mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari i cili ka mbetur i lënduar, është paraqitur në QMF-në në Volljagë të Klinës, për të pranuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq, mjeku kujdestar e ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka qenë i përfshirë në aksident.

Me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku 22-vjeçari Arianit Gashi është gjetur i vdekur në veturë.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa personi i lënduar pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi.

Institucionet e sigurisë nuk kanë dhënë akoma një informacion zyrtar në lidhje me kohën kur ka ndodhur aksidenti, mirëpo në media po raportohet se rasti tragjik ka ndodhur qysh mbrëmë dhe viktima ka mbetur i ngujuar në veturë me dhjetëra orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy