Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë thirrje për një protestë në Athinë sot në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos.
Por sipas medias greke Protothema, policia ka dhënë urdhër që të ndalohet mbajtja e tubimeve nga qytetarët shqiptarë.
Sipas policisë greke “ndalimi është vendosur pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve spitalore, funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.