Presidentja në ikje e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili ka kritikuar vendimin e Kolegjit Elektoral për të emëruar pasardhësin e saj, duke e quajtur një parodi.
Kryetarja e shtetit e quajti votimin e së shtunës një “tallje me demokracinë”. Ajo u zotua se do të qëndrojë në detyrë edhe pasi mandati i saj 6-vjeçar të përfundojë ditën e hënë dhe e cilësoi ilegjitim vendimin e Parlamentit për ta zëvendësuar.
Zurabishvili ka qenë shumë kritike ndaj partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, duke e akuzuar për ndjekje të politikave pro ruse.
Mikheil Kavelashvili ishte i vetmi kandidat që u zgjodh nga 224 votuesit. Ai ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist, pasi ka luajtur si sulmues me Manchester City në Premier League-n angleze.
Ai ishte zgjedhur për herë të parë deputet në 2016-n, në radhët e Ëndrrës Gjeorgjiane dhe në 2022-shin bashkëthemeloi lëvizjen politike Pushteti i Popullit.
Kjo e fundit u bashkua me partinë në pushtet dhe u bë e njohur për retorikën anti-Perëndimore./EuronewsAlbania