Pasditen e së dielës, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit në drejtim të një veture në fshatin Mramor të Prishtinës, e në të cilën ndodhedhin disa persona.
Gazetës Online Reporteri.net merr vesh se fillimisht Policia kishin tentuar të ndalonin veturën e tipit “Passat”, ngjyrë hiri, e cila ishte në lëvizje, por personat që ndodhedhin brenda saj nuk kishin ndaluar, madje me një shpejtësi më të lartë tentuan edhe t’i shkelnin zyrtarët policor.
Siç mëson Gazeta, me qëllim të parandalimit të rrezikut, zyrtarët policorë përdorën edhe armën e zjarrit.
E gjithë ngarja ndodhi në rrugën “Bunari i Dukës” në fshatin Mramor.
Të dyshuarit me veturën e tipit “Passat”, kanë arritur të ikin në drejtim të kryeqytetit.