Qeveria e sulmon, por shumica e qytetarëve i besojnë Gjykatës Kushtetuese, kjo sipas sondazhit të fundit

by Merita

Shumica e qytetarëve në Kosovë i besojnë Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe i konsiderojnë të drejta vendimet e saj, sipas një sondazhi të UBO Consulting, gjetjet e të cilit i ka cituar në Facebook gazetari Lirim Mehmetaj.

Gjykata më e lartë në vend, e cila është aluzuar nga Qeveria aktuale se po i ndalë “reformat e domosdoshme” dhe se po punon kundër Ekzekutivit, ka fituar “kundrejt propagsndës së qeverisë”, thotë Mehmetaj.

banner

Postimi i Lirim Mehmetajt:

Fitorja e Gjykatës Kushtetuese kundrejt propagandës së qeverisë – kështu mposhtet Albin Kurti

Qeveria e Kosovës i kërkonte Gjykatë Kushtetuese të matje. Gjykata qenka matur dhe paska fituar rrast. Vetëm qeveria dhe serbët e Kosovës nuk po i besuakan.

Në një sondazh të realizuar nga kompania UBO rreth kënaqshërmisë dhe besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës ndaj Gjykatën Kushtetuese – kompani që Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria e Kosovës i beson – Kushtetuesja paska përformuar jashtëzakonisht mirë.

Besim të ulët paska vetëm te serbët e Kosovës.

Sondazhi qenka realizuar në tetor të këtij vitit, nga UBO, nën siglën e Këshillit të Evropës.

Ja disa të dhëna:

Në pyetjen se “a janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të drejta”, “pajtohem dhe pajtohem plotësisht” janë përgjigjur 54.6%, derisa “nuk pajtohem” vetëm 8.4% e “nuk pajtohem aspak” vetëm 6.1%.

Kurse, mos pajtueshmëri të lartë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese paskan serbët pasi mbledhur së bashku në përgjigjet “nuk pajtohem dhe nuk pajtohem aspak” qenkan 61.7%.

Gjykata Kushtetuese paska supër performancë edhe në raport me pyetjen se “si e vlerësoni shpejtësinë e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e rasteve?”.

“Të kënaqshme” dhe “shumë të kënaqshme” qenkan 46.7%, neutral, pra që s’kanë vërejtje, 34%, kurse “të pakënaqshme” dhe “shumë të pakënaqshme” vetëm 19.2%.

Në pyetjen se “sa mendoni se është e rëndësishme Gjykata Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve?”, Gjykata Kushtetuese ka fitore absolute me mbi 83% që thonë se është “shumë e rëndësishme” dhe “jashtëzakonisht e rëndësishme”.

“Pak e rëndësishme” dhe “aspak e rëndësishme” thonë vetëm 4%.

Edhe në pyetjen për siguri në pavarësinë e gjykatës, Kushtetuesja përformon shumë lartë.

“Jashtëzakonisht të sigurt” dhe “shumë të sigurt” thonë mbi 42%, “mesatarisht të sigurt” 33.8% e “pak të sigurt” vetëm “13%”, kurse “aspak të sigurt” vetëm 6%.

Kështu pra fitohen betejat, me punë e përkushtim.

Përkundrejt të gjitha sulmeve nga Albin Kurti e gjithë shpura e tij anti-shtet, prapë Gjykata Kushtetuese qëndron si një nga institucionet më kredibile në Kosovë.

Respekt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy