Reuters: Grenell si i dërguar special, do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan

by Merita

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenellin emisar për misione të veçanta. Sipas Reuters Grenell do të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë edhe Korenë e Veriut.

“Riç do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.

banner

Reuters raporton se një burim i ekipit të Trump ka thënë se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.

Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.

Ai ishte pretendent kryesor për pozitën e sekretarit të shtetit, detyrë që e mori Marco Ruboi. Ai u përfol edhe për emisar të posaçëm për luftën në Ukrainë, për cka më pas u zgjodh Keith Kelloogg.

Trump do të marrë detyrën zyrtarisht detyrën në janar.

Presidenti amerikan mund të emërojë të dërguar presidencial apo të posaçëm për t’u fokusuar në çështje globale, kriza, apo përpjekje specifike diplomatike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy