Rritje e migracionit në MB: 35,000 emigrantë kaluan nëpër kanalin e Anglisë në 2024

by Merita

Tokën e Mbretërisë së Bashkuar e kanë shkelur rreth 35,000 emigrantë të cilët kanë kaluar në Kanalin e Anglisë me anije të vogla.

Të shtunën, 160 persona bënë udhëtimin nga Franca në tre anije, duke e çuar totalin për këtë vit në 35,040 – 20% më shumë se vitin e kaluar. Numri i kalimeve me anije të vogla për gjithë vitin 2023 ishte 29,437, i cili u kalua më 25 tetor të këtij viti kur totali për 2024 arriti në 29,578.

banner

Ministria e Brendshme njoftoi sot se pothuajse 13,460 migrantë ishin larguar nga Mbretëria e Bashkuar që nga fitorja e Partisë Laburiste të Sir Keir Starmer me një fitore të thellë zgjedhore në korrik.

Qeveria Laburiste ka thënë se kjo do të thotë se më shumë emigrantë janë larguar nga vendi që nga ardhja e saj në pushtet sesa në çdo periudhë prej gjashtë muajsh gjatë pesë viteve të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy