Sot dy vite më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në BE, deri sot asnjë përparim por ftohje dhe sanksione

by engel

Dy vjet më parë kryeministri Albin Kurti ia dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian aplikimin e Kosovës për aderim në familjen e madhe evropiane. Pikërisht më 15 dhjetor 2022 në Pragë, Kurti pati zhvilluar takime të ndara me ministrin e Punëve të Jashtme Jan Lipavsky dhe ministrin për Çështje Evropiane, Mikulas Bek. Ceremonia e dorëzimit të aplikimit u shoqërua me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit Bek.

Krerët e shtetit të Kosovës e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të vendit në BE. Pas aplikimit Kosova duhet të kalojë në tri faza kryesore – marrjen e statusit kandidat, negociatat e anëtarësimit dhe ratifikimi i traktatit.

banner

Statusi i kandidatit jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian. Këshilli dhe vendi kandidat duhet të dakordohen për kornizën mbi negociatat e anëtarësimit.

Negociatat e anëtarësimit fillojnë pasi vendi kandidat përshtat ligjet e tij me rregullat e BE – acquis. Negociatat përfundojnë zyrtarisht pasi secili nga 35 kapitujt e acquis të mbyllen unanimisht.

Një traktat aderimi nënshkruhet nga vendi kandidat dhe BE-ja, me pëlqimin e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, dhe më vonë ratifikohet nga vendi kandidat dhe 27 vendet anëtare të BE-së veç e veç, kur ai bëhet i detyrueshëm.

Vlen të theksohet që Kosova jo që s’ka pasur paprim në këtë drejtim, por madje është goditur me sanksione nga BE-ja si pasojë e qasjes së Qeverisë Kurti në veri të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy