Erëra shumë të fuqishme kanë shkatërruar Mayotte, një arkipelag në Oqeanin Indian që është gjithashtu departamenti më i varfër i Francës.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, shprehu frikën për një bilanc të “rëndë” viktimash nga cikloni ‘Chido’ që po kalon përmes arkipelagut të Mayotte, pasi barakodat e ishujve janë shkatërruar plotësisht.
“Për të vlerësuar situatën, duhet të jemi në gjendje të zbresim në terren, të shohim rrënojat dhe strehimoret që janë shkatërruar plotësisht,” tha ai pas një mbledhjeje ndërministrore mbi krizën.
Edhe pse mund të duhen disa ditë për të marrë një bilanc të saktë të viktimave, “kam frike se mund të jetë i rëndë”, shtoi ai, duke përshkruar një “situatë dramatike” në territorin francez të Oqeanit Indian, i vendosur mes Madagaskarit dhe brigjeve të Mozambikut.
Aeroporti është mbyllur deri në një njoftim të ri, ku shpejtësia e erërave ka arritur 226 km/h./Informim.net