Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për ardhjen në Shtëpi të Bardhë të administratës së re të Donald Trump, ka thënë se sa i përket marrëdhënieve të Serbisë me Kosovës, nuk pret “ndryshime të mëdha” ose “ndryshime të lehta” nga ShBA-ja.
“Pres ndryshime të mëdha sa i përket Donald Trumpit, por nu them ndryshime të mëdha sa i përket ndryshimeve të lehta ose ndryshime të mëdha – pres ndryshime të mëdha në strukturimin e vlerave në botë”, ka thënë Vuçiq, siç e citoi Kosovo-Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka marrë për të mirëqenë vazhdimësinë e raporteve të mira – si me administratën demokratike ashtu edhe me atë republikane.
Këtë Kurti e ka premisuar mbi atë që Kosova është çliruar kur në ShBA ka qenë administrata demokrate, ndërsa është pavarësusar gjatë asaj republikane.