Abdixhiku në Degën e 3 të LDK’së në kryeqytet: Fryma e ndryshimit po na shprehet në çdo ngjarje e çdo aktivitet

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për një mbrëmje festive e mobilizimi me qytetarët e degës 3 në Prishtinë.

Ai ka thënë se fryma e ndryshmit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet

banner

“Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë. Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3! Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se ndryshimi po vjen, duke u shprehur i lumtur për siç thotë ai momentumin tonë.

“Ndryshimi po vjen! Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një! I lumtur me momentumin tonë! Kurreshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë”, ka thënë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy