Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se një asistente e Albin Kurti shpërndante në grupe të Lëvizjes Vetëvendosje thirrje për ta hakuar faqen e tij zyrtare.
Ai ka thënë se këtë ia ka treguar një person se ka qenë pjesë e LVV-së.
Më tutje, ka pretenduar në “Pressing” të T7, se VV ka paguar njerëz për sulme
“Krejt së fundmi tash kur u prishën këta të Vetëvendosjes me njëri tjetrin, po ma dërgon një anëtar i tyre që e kish kuptu tash mashtrimin. Asistentja e Kurtit kishte shpërndar në krejt ato grupet e Lëvizjes Vetëvendosje qysh me ma haku mua faqen zyrtare të profilit personal. Dmth, siç i mësojnë ata militantët, me bë report, në mënyrë faktune, kur doni iu shfaqi me emër e mbiemër. Por, këtu duhet me dit, dika këta janë financu”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtruar pyetje se nga është financuar VV, madje në një moment përmendi edhe Martin Berisajn për aferën me tregtimin e energjisë.
Por, edhe para kësaj, Zemaj pretendon se VV ka qenë e struktura për sulme ndaj Qeverisë Hoti dhe LDK-së.
“Ajo ushtri hibride është financu, unë jam duke punu grupin politik për mërgatën dhe na kanë dëshmu njerëz nëpër Evropë, se kanë pasur mekanizma e grupe, individë që kanë qenë të strukturun e te pagun për sulme ndaj Qeverië Hoti”, ka thënë Zemaj