Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj sot ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, duke “u shprehur i gatshëm t’i mirëpresë prokurorët në zyrën e tij”, për të përmbushur kërkesën.
Lidhur me këtë, ka ironizuar Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Fola me prokurorin, i tregova se sonte kam me shku me shiku futboll, dhe i propozova me ardh prokurori me ma marr deshmine ne stadion”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se shteti nuk guxon të lejojë askënd të tallet me të “në mënyrë kaq primitive”.
“P.S. Shteti nuk guxon me leju askend te tallet ne kete menyre kaq primitive. Ligji i barabarte per te gjithe. Askush mbi ligjin, per me teper askush mbi shtetin”, ka shkruar Miftaraj