Ftesa e Prokurorisë Speciale dhe mosparaqitja e Kurtit lajm në mediat e mëdha botërore

by Nexhat

Mediat më të mëdha ndërkombëtare e kanë dhënë sot lajmin se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka thirrur për të dëshmuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe se ai nuk u paraqit.

Washington Post transmeton një lajm të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press ku shkruhet se Kurti është ftuar të dëshmojë në një rast që, siç thuhet në tekst, mbetet i paqartë. Këto media kanë shkruar se se mbështetësit e kryeministrin thonë se kjo është një lëvizje e shtyrë politikisht ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhje.

banner

Sipas Liridona Kozmaqit, zëdhënëse e prokurorisë, Kurti ishte në një udhëtim jashtë vendit dhe se do të caktohej një datë tjetër për thirrjen.

Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi natyrën e rastit.

Mirëpo, zëdhënësi i Kurtit, Perparim Kryeziu, në një postim në Facebook javën e kaluar tha se kryeministri është thirrur për të dëshmuar në një rast nga neni 414 i Kodit Penal, i cili rregullon veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeziu e akuzoi thirrjen si të motivuar politikisht dhe “një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2025-ës”.

Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, një votim që pritet të jetë një provë kyçe për Kurtin, partia e majtë qeverisëse e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, fitoi me shumicë në vitin 2021.

Konkurrentët kryesorë për zgjedhjet e ardhshme janë Partia Demokratike e Kosovës, liderët kryesorë të së cilës janë në gjykatën e Hagës të akuzuar për krime lufte dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, partia më e vjetër në vend që ka humbur shumë mbështetje pas vdekjes së udhëheqësit të saj Ibrahim Rugova

Sondazhet lokale tregojnë se partia e Kurtit është e para.

Çështja kryesore që ka lënë në hije zgjedhjet mbeten bisedimet e ngecura të normalizimit me Serbinë, të cilat Bashkimi Europian i ka lehtësuar që nga viti 2011, por me pak progres. Bisedimet janë vendimtare për anëtarësimin e dy vendeve në bllok.

Në fund, AP dhe WP shkruajnë se Kosova ishte një ish-krahinë serbe derisa një fushatë bombarduese 78-ditore e NATO-s në vitin 1999 i dha fund një lufte midis forcave qeveritare serbe dhe separatistëve shqiptarë etnikë në Kosovë, e cila la rreth 13,000 të vdekur, kryesisht shqiptarë etnikë, dhe i dëboi forcat serbe. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy