Fushë-Kosovë: tre të arrestuar për një vrasje në tentativë

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasje në tentativë në komunën e Fushë-Kosovës ndërmjet dy grupeve.

“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

banner

Po ashtu dhe më datën 15 dhjetor raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy