Gresa Gashi e ka rikthyer sërish në Prime një moment ku e kishte pyetur Vullnet Krasniqin për orientimin e tij seksual.
Derisa u pyet se kjo është një gjë shumë personale, aktorja tha se ia ka bërë me dije se nuk dëshiron që ta prekë në familje.
Ajo madje hodhi aludime të tjera, duke shtuar se kanë qenë bashkë nën jorgan dhe nuk ka tentuar të prekë asnjëherë.
“Ne kemi qenë një muaj bashkë nën jorgan dhe nuk më ka prekur. As nuk ka tentuar”, u shpreh ajo
Vullneti në anën tjetër u përgjigj: “Ne nuk kemi qenë në lidhje, po të kisha prekur do të konsiderohej ngacmim seksual”.
Tutje ajo shtoi: “Nuk e kam bërë me qëllim të keq”.
Ata kaluan në ofendime të mëdha duke replikuar në Prime ndaj njëri-tjetrit.