Kapet me kanabis 35-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare në Muriqan

by Nexhat

Një 35-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga policia kufitare në Muriqan, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kanabisi.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, informon policia.

banner

Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy