Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës
Gjatë fjalimit të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë, Rama vlerësoi punën e bërë prej tyre ndër vite, ndërsa foli edhe për rritjen e pensioneve dhe dy bonusetm, e fundvitit dhe të pranverës
“Për ne do të jetë në dy drejtime njëra anë në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike tek pensionistët përmes bonuseve, duke filluar nga bonusi i fundvitit, i cili ka qenë tradicionalisht. Me një tjetër bonus që do të jepet në pranverë si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë.’
Në lidhje me pensionet, ai foli për rritjen e mundësive që ka krijuar ekonomia e vendit, duke e lidhur këtë rritje me angazhimin për të shpërndarë një pjesë të të ardhurave të rritura tek pensionistët, përmes bonuseve të fundvitit dhe pranverës, që këtë vit do të jenë më të larta se vitet e kaluara.
“Ne duam të kthehet në një mundësi të vit përvitshme. Ndërsa nga ana tjetër jemi në procesin e përgatitjes së një rritjeje të fondit të pensioneve qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore por edhe duke rritur buxhetin në dispozcion të pensioneve.
Besoj se për të gjithë ata që bëjnë llogari, është shumë e qartë bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe shifra shumë të mëdha për mundësitë dhe buxhetin tonë. Kjo nuk vlen vetëm për vendin tonë, por vlen edhe për vendet më të zhvilluara që kur vjen puna tek pensionet kanë sfidë në vete dhe në çdo vend ky është debat i vazhdueshëm. Megjithatë qoftë bonuset qoftë plani i rritjes graduale të pensioneve nuk do ishin diskutime që do bëheshin deri para pak kohësh. Sot ekonomia na e ka krijuar këtë mundësi”,-tha Rama