Liverpooli i gatshëm t’ia ‘rrëmbejë’ rivalit nga duart transferimin e yllit të PSV-së

by Nexhat

Liverpooli ka një epërsi dominuese në krye të Ligës Premier përkundër faktit se lëshuan pikë ndaj Fulhamit, por Arne Slot dhe hierarkia e klubit do të synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Sipas një raportimi nga CaughtOffside, Liverpooli do të garojë së bashku me një rival nga Liga Premier për të siguruar shërbimet e një sulmuesi 21-vjeçar i cili ka kapur vëmendjen në Eredivisie.  

banner

Bëhet fjalë për Johan Bakayoko i cili u zhvillua tek Mecheleni dhe Anderlecht para se të bëhej pjesë e PSV-së në 2019. 

Kryesisht luan si sulmues i djathtë dhe ai punoi shumë për të fituar ftesën tek ekipi i parë i PSV-së teksa për një kohë të gjatë ka qenë objektiv i Newcastle United. 

Gjiganti holandez ka kërkuar 50 milionë euro për shërbimet e Bakayokos, por përveç çmimit, problem për Newcastle është edhe fakti që Liverpool tashmë është futur në garë dhe janë të gatshëm t’ia ‘rrëmbejnë’ lojtarin nga duart. 

Bakayoko ka luajtur në më shumë se 100 ndeshje për PSV-në që prej se bëri debutimin e tij në shkurt të 2022, duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar 22 asistime

Interesimi i Liverpoolit për të është në njëfarë forme një përgjigje për dyshimet e vazhdueshme që janë ngritur sa i përket të ardhmes së Mohamed Salah. 

Bakayoko ka kontratë deri në qershor të 2026 me klubin e tij aktual dhe po shihet si zëvendësues afatgjatë i egjiptianit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy