Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëngjes nga Prokuroria Speciale, por nuk shkoi me arsyetim se ndodhet jashtë vendi.
Lajmi përpos që u komentua shumë gjatë ditës, ku Kurti mori kritika nga opozita – për këtë zhvillim raportuan edhe në mediat ndërkombëtare.
E kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, ka thnëë se Kurti tashmë e ka kryer intervistën.
Ai ka thënë se këtë e ka parë me sytë e tij.
“Çka nese u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjale djalit se me syte e mi e pash. Institucionalist se c’ke me te”, ka shkruar Berisha.