Mushkolaj: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin do të shfrytëzohet për fushatën zgjedhore

by Nexhat

Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se ftesa e refuzuar nga kryeministri Albin Kurti për të dhënë dëshminë lidhur me rezervat shtetërore do të shfrytëzohet “maksimalisht e mrekullisht” nga kreu i ekzekutivit si një “lojë” për fushatën zgjedhore.

Mushkolaj në Tv Dukagjini u shpreh se Kurti është dashur të dëshmojë sot sikurse kanë bërë edhe akterët e tjerë politik në vend.

banner

“Është dashtë me shku Kurti për të dëshmuar si të tjerët. Kjo është lojë e Kurtit në prag të zgjedhjeve, sepse me Prokurorinë Speciale, kryeministri ka pasur probleme në kuptimin e deklarimeve publike. Edhe në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka sulmuar ashpër Prokurorinë Speciale, si në rastin e Nagip Krasniqin. Nuk ka nevojë Prokurori special me shku në Zyrën e Kryeministrit, për shkak nuk janë në shërbim të Kurtit por dihet se ku është lokacioni i tyre. Kurti duhet të shkojë të japë dëshminë e tij si dëshmitar”, u shpreh Mushkolaj

“Nëse Kurti pret që Prokuroria Speciale të shkojë me policë me arrestu dhe me u qu me dhunë me dëshmu, nuk do ta arrijë atë qëllim. Kjo është vazhdë e cilësimit të Prokurorisë Speciale si gogoli, që nuk na len me punu, përparu e që po na pengon e shpif ndaj neve, duke ngritur akuza të pabaza etj. Kjo do të shfrytëzohet mrekullisht në fushatën zgjedhore”, tha Mushkolaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy