Opozita: Kurti po dërgon sinjale të gabuara për sundimin e ligjit

by Nexhat

Opozita ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij karshi gjyqësorit dhe prokurorisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deklaroi se sjellja e Kurtit përfaqëson një koncept të gabuar që dërgon mesazhe negative për qytetarët

banner

“Ky është një model i gabuar i sjelljes së LVV-së. Sjellja e supremacisë politike të ekzekutivit mbi gjyqësorin dhe prokurorinë është e papranueshme,” tha Gashi.

Teksa foli edhe për ftesën që u ka bërë prokurorëve për takim në zyrën e tij, Gashi tha se kjo është ende më keq.

“Ende më keq që të thirret prokurori dhe sjellja e ekzekutivit mbi prokurorinë është e gabuar dhe nënkupton vlerësimin e tij mbi gjyqësorin. Nëse vlerëson se duhet të kemi drejtësi, atëherë duhet tu përgjigjet ftesave”, tha ai para mediave.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e kritikoi përgjigjen e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar si mesazh të keq për qytetarët e Kosovës.

“Është shembull i keq për mënyrën se si një lider i përgjigjet Prokurorisë,” deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, theksoi se kryeministri Kurti duhet të respektojë ligjin.

“Kryeministri nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kadrijaj, duke i bërë thirrje për qasje më të përgjegjshme ndaj institucioneve të drejtësisë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy