Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deklaroi se do të jetojë në çadër pas sekuestrimit të banesave.
“Vendimi i Apelit u shty për nesër. Parashtruam tonat, prokuroria të vetat. Arsyeja për sekuestron e banesës së mamasë sime ishte pse ka marrë kredi. Unë i thashë se ka dhe prokurorë të SPAK-ut që kanë marrë kredi dhe i japin me qira ato shtëpi që kanë blerë me kredi. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, por i kanë qëndruar thashethemeve gazetareske. Pretendimi është se meqenëse dyshohet Ilir Meta për çështjen CEZ-DIA dhe mamaja ime ka blerë shtëpi”, deklaroi Kryemadhi.