26
Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka përsëritur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Këto komente Costa i ka bërë në vigjilie të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 18 dhjetor në Bruksel.
Ai ka porositur vendet e rajonit që “të punojnë së bashku” me BE-në.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku”, ka shkruar Costa në “X”.
“Mezi pres samitin tonë BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel“