Tifozët e Barcelonës e ‘vërshojnë’ me komente raciste yllin e Leganesit pas ndeshjes

by Nexhat

Barcelona mbrëmjen e djeshme (e diel) pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Leganesit në shtëpi në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Përveç humbjes, lajm i keq për tifozët e Barcelonës është edhe fakti që lojtari i tyre kryesor Lamine Yamal mbeti i lënduar nga ky takim. 

banner

Yamal u përfshi në një përplasje me mesfushorin e Leganesit, Yven Neyou, dhe ndonëse arriti të luajë deri në minutën e 75-të, duket se lëndimi nuk është aspak i lehtë. 

Me të mësuar se Yamal ka shumë gjasa të mos paraqitet në derbin ndaj Atletico Madridit, tifozët e Barcelonës e ‘vërshuan’ me komente racistin futbollistin kundërshtar Neyou

Siç ka raportuar Diario AS, Neyou publikoi një ‘screenshot’ në llogarinë e tij në Instagram, ku shihen komente raciste nga tifozët blaugranas. 

Në foton e publikuar nga reprezentuesi kamerunas shihet se si tifozët e Barçës kanë përdorur simbole të majmunit, që në këtë rast ka konotacione racore. 

Kjo nuk është hera e parë që ndonjë lojtar është abuzuar në baza racore këtë sezon, pasi trajtim të njëjtë mori edhe Endrick i Real Madridit pas një dueli ku mbeti i lënduar ylli i Liverpoolit, Ibrahima Konate. 

Me kore raciste ishte përballur edhe vet Yamal nga tifozët e Real Madridit në ‘El Clasico’ të cilën e fitoi Barcelona me rezultat 4-0 më herët këtë sezon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy