Këshilli Evropian ka publikuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Kosovës. Një pikë specifike e këtyre konkluzioneve iu kushtohet masave ndëshkuese që ka vendosur BE-ja për Kosovën,
Këshilli Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë të mundur ri integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe pjesës tjetër të serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës që janë larguar nga viti 2022,
Ky ri integrim i tyre pritet që të bëhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe në respektim të plot të ligjit.
Në këtë pikë të konkluzioneve, Këshilli thotë se BE-ja do t’i largojë masat ndëshkuese nëse paralelisht do të ndërmerren veprime nga Kosova për të de-përshkallëzuar tensionet në Veri të vendit.
“Këshilli i bën thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe personelit tjetër serb të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës që ata u larguan në vitin 2022. Këshilli pret që riintegrimi të bëhet në përputhje me marrëveshjet e Dialogut dhe me respekt të plotë të Kosovës kuadri ligjor. Në përputhje me deklaratën e 3 qershorit 2023 të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja ka zbatuar masa të kthyeshme ndaj Kosovës. BE-ja gradualisht do t’i heqë këto masa paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Këshilli do të mbetet i interesuar për këto çështje”, thuhet në pikën 87 të konkluzioneve.