Carragher mendon se nuk ka skuadër që mund ta transferojë Rashfordin

by Nexhat

Jamie Carragher këmbëngul se Manchester United do të përballet me një detyrë të vështirë edhe nëse vendos të shesë Marcus Rashford .

Rashford u hoq nga formacioni i parë në ndeshjen ndaj Man Cityt të dielën ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1.

banner

Megjithatë legjenda angleze Jamie Carragher thotë se do të jetë e vështirë që Rashford të gjej klub të ri duke marrë parasysh edhe pagën e tij të lartë.

“Shumica e trajnerëve duan të përcjellin një mesazh te lojtarët për standardet e klubit,” shpjegoi ish-lojtari i Liverpoolit në Sky Sports .

“Në disa mënyra, ky duket si një vendim më i madh se sa është në të vërtetë. Po flas për Marcus Rashford, a është ai një titullar i Manchester United? Sa i mirë është ai?

“Të jem i sinqertë, mendoj se ne flasim shumë për Rashfordin, ai është një lojtar i mirë, por jo i madh”.

“Ai është një lojtar i mirë për Manchester United. Por është koha që ai të largohet nga klubi, por kush e di nëse do të ketë dikush që do ta marrë atë, duke pasur parasysh pagën [300,000 £ në javë] që Marcus merr”.

“Në një moment, rrugët e klubit dhe lojtarit do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme. Si për Rashfordin dhe për klubin, sa më shpejt ai të largohet aq më mirë”, deklaroi Carragher

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy