Garnacho bëhet objektivi kryesor i gjigantit evropian pas situatës së krijuar tek Man United

by Nexhat

Alejandro Garnacho raportohet se është bërë objektiv i njërës prej klubeve më të mëdha evropaine. 

Garnacho ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Manchester United gjatë sezoneve të fundit, por 20-vjeçari së fundmi u la jashtë ekipit nga Ruben Amorim për duelin ndaj Manchester Cityt

banner

Sidoqoftë, ky vendim i teknikut portugez doli të ishte i duhur pas Unitedi fitoi me rezultat 2-1 falë golave nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo

Pas këtyre zhvillimeve, sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Garnacho është bërë objektivi kryesor i Atletico Madridit. 

Është sugjeruar se Diego Simeone admiron Garnachon dhe beson se ai mund të jetë çelësi për ta përforcuar fazën e sulmit. 

Deri më tani në sezonin 2024/2025, Garnacho ka shënaur tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat. 

Ai madje po shihet si zëvendësim i Antoine Griezmann i cili me gjasë do të largohet nga Spanja pas përfundimit të edicionit aktual

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy