Komandanti i KFOR-it pret Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë

by engel

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka takuar dje komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrique Barduani, në selinë e Filmit City në Prishtinë.

Me atë rast, zëvendëskryeministri Anushiq ka vizituar kontingjentin kroat të dislokuar në kuadër të KFOR-it

banner

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, gjatë takimit Barduani dhe Anushiq kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Barduani e uroi Anushiqin për pjesëmarrjen afatgjatë të Kroacisë në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy