Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje

banner

“Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike. Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim”, ka shkruar Krasniqi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy