Lufta kundër korrupsionit, Këshilli Evropian: Kosova me progres të kufizuar

by Nexhat

Këshilli Evropian ka miratuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Kosovës. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, KE ka vlerësuar se ka pasur përparime, veçanërisht përmes rritjes së bashkëpunimit me EUROPOL,

Ndërkohë sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore në konkluzionet e Këshillit të Evropës specifikohet se ka pasur “përparim të kufizuar”.

banner

Këshilli vëren pozitivisht disa përparime në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht përmes rritjes së bashkëpunimit me Europolin, ndërkohë që u arrit përparim i kufizuar në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”, thuhet në konkluzionet e KE.

“ Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar llogaridhënien, pavarësinë, efikasitetin dhe integritetin e sistemit gjyqësor, për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të siguruar që legjislacioni në këto fusha të përputhet plotësisht me acquis të BE-së dhe standardet evropiane”, thuhet tutje

Gjithashtu Këshilli ka theksuar se është e rëndësishme të forcohet administrata publike.

“Këshilli inkurajon Kosovën që të bëjë përparim shtesë për të promovuar në mënyrë efektive të drejtat themelore. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Këshilli vëren pozitivisht se Kosova krijoi një sekretariat qendror për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe emëroi një koordinator kombëtar”, thuhet në konkluzione.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy