NATO: Serbia duhet të vendosë vetë se çfarë marrëdhëniesh dëshiron të ketë me NATO-n

by Nexhat

Në konferencën e mbajtur sot në Beograd, “NATO dhe partnerët 2024: përmes besimit në paqe” është thënë se Serbisë i takon të vendosë së çfarë marrëdhënie dëshiron me NATO-n dhe se NATO do ta respektojë atë vendim pavarësisht se çfarë është.

Ish-shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, gjenerali italian Giampiero Romano, tha se Aleanca respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë, por se një politikë e tillë e Beogradit nuk e pengon bashkëpunimin.

banner

Ai vlerësoi se opinioni serb “nuk është plotësisht i vetëdijshëm” se sa është arritur tashmë në bashkëpunimin mes Beogradit dhe Aleancës, transmeton Telegrafi.

Ndihmësministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Igor Kuzelka, deklaroi se ekziston një “qëndrim negativ i qytetarëve të Serbisë ndaj NATO-s”.

“Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha Kuzelka, duke iu referuar bombardimeve katërmujore të NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 për shkak të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë nga Kosova

Kuzelka vlerësoi se partneriteti mes Aleancës dhe Beogradit bazohet “në politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë” që “nuk do të thotë izolim, por mundësi për bashkëpunim në lidhje me sfidat ndërkombëtare”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy