Ylli brazilian, Neymar Junior thuhet se ka njoftuar bashkëlojtarët e tij te Al Hilal për skuadrën e tij të re nga vera e vitit 2025.
Largimi i 32-vjeçari nga Arabia Saudite duket i pashmangshëm dhe tashmë po flitet edhe destinacioni i tij i ri
Sipas mediumit Sky Sports Switzerland, Neymar ka informuar bashkëlojtarët e tij në Al Hilal se planifikon t’i bashkohet Inter Miamit verën e ardhshme.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Al Hilalit nga PSG në vitin 2023, por që atëherë ka luajtur vetëm disa ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/msn-1.jpg)
Sipas raportimeve, Neymar planifikon të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Më parë u raportua gjithashtu se zgjatja e kontratës së Neymar me Al Hilal nuk ka gjasa, kështu që largimi duket i pashmangshëm.