Vinicius Junior është shpallur sot (e martë) lojtari më i mirë në botë nga FIFA për vitin 2024 në një ceremoni të mbajtur në Doha të Katarit.
Reprezentuesi brazilian mposhti në këtë garë dyshen Rodri dhe Jude Bellingham të cilët zunë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.
Në krahasim me ceremoninë e Topit të Artë, ylli i Real Madridit këtë herë ishte prezent për të marrë çmimin e fituar.
“Dukej e pamundur për mua që të vij në këtë skenë. Unë vij nga një vend i vogël, shumë i afërt me varfërinë dhe krimin. Tani jam këtu”
“Dua të falënderojë të gjithë tek Real Madridi, familjen time, miqtë e mi, skuadrën time, shtetin tim, Flamengon, bashkëlojtarët e mi. Dua të falënderojë gjithashtu edhe Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe Carlo Ancelotti”.
“Real Madridi më ka ndihmuar mua shumë dhe më ka besuar kur isha vetëm 16-vjeçar. Unë dua të vazhdojë të luajë për Real Madridin për një kohë të gjatë, është klubi më i madh në botë”, përfundoi ai.
Për Vinicius kjo ishte një arritje tejet e lartë pasi ai tashmë është bërë lojtari i parë brazilian që fiton një çmim të FIFA-s që nga viti 2007.
24-vjeçari do të rikthehet në aksion nesër (e mërkurë) me Real Madridin që do të ketë përballë Pachucan në kuadër të finales së Intercontinental Cup