Vuçiq: Administrata Biden po kërkojnë që t’ia mundësojnë Kurtit një fitore tjetër

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media është marrë edhe me zgjedhjet e 9 shkurtit në Republikën e Kosovës. Sipas Vuçiqit, Administrata amerikane në largim që drejtohet nga Joe Biden është duke bërë presion të madh ndaj BE-së që të hiqen masat ndaj Kosovës.

Siç pretendon presidenti serb, administrata Biden po kërkojnë që “t’ia mundësojnë Kurtit një fitore tjetër dhe vazhdimin e mëtejshëm të pamundësisë së mbijetesës së serbëve”.

banner

Presidenti serb ka deklaruar se kjo është arsyeja pse nesër do të jetë në Bruksel, shkruan KO, trasnmeton Informim.net.

“Mendoj se do të jetë e rëndësishme që nesër të jem në Bruksel dhe do të përpiqem t’u tregoj njerëzve në Evropë saktësisht se çfarë po ndodh në Kosovë, edhe pse ata e dinë këtë”, ka thënë Vuçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy