Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, ka thënë se prioriteti kryesor i programit të tij është zhvillimi ekonomik.

Hamza theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti miqësor për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

banner

“Nuk jam i fokusuar vetëm te pronarët e bizneseve, por përmes përmirësimit të kushteve për ta synojmë t’i përmirësojmë edhe kushtet e punëtorëve”, tha Hamza.

Në kuadër të planeve për mbështetjen e punëtorëve, Hamza u zotua të krijojë Fondin e Papunësisë, i cili do t’i ndihmojë ata që humbasin vendet e punës.

“Në rast se dikush humb vendin e punës, që të mos jetë i detyruar të kalojë në asistencë sociale për 6 muaj do t’i jepen 80% e pagës së fundit të garantuar, deri sa të ristrukturohet apo të gjejë një vend të ri pune”, shpjegoi Hamza.

Përveç kësaj, ai foli edhe planin e tij për krijimin e Gjykatës së Punës, e cila do t’i trajtojë vetëm çështjet e kontratave të punës dhe mosmarrëveshjet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Nëse dikush humb vendin e punës dhe pas pesë vitesh fiton një të drejtë, atëherë ajo është një e drejtë e vonuar”, tha Hamza, duke theksuar nevojën për drejtësi të shpejtë dhe efikase për punëtorët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy