Kreu i PD Sali Berisha e quan një blof lëvizjen e mazhorancës socialiste për të falur gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
“Jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba. Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht”, tha Berisha.
Më herët, Partia Demokratike propozoi një projektligj përmes të cilit pretendon që të kërkohet falja e të gjithë gjobave dhe kamatvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.