Kreu demokrat Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetës të tij në selinë e PD-së. Ai e konsideroi si fushatë terrori kundër popullit opozitar, arrestimin e liderit të opozitës dhe mohimin e fjalës së lirë.
“Dua t’i dërgoj një përshëndetje të përzemërtë, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që përballet me diktaturën e bandave dhe krimit në qelitë e burgut, deputetit të pamposhtur Ervin Salianji që qëndron si kollos kundër narkodiktaturës, sepse mbrojti të vërtetat dhe bëri detyrën si deputet. Një mirënjohje të pakufishme dhe të atyre që nuk kanë ardhur sot këtu, por kanë qenë me ju çdo natë në këto 333 ditë”, tha Berisha.
“Në serinë e sulmeve ndaj opozitës me ‘non gratat’, vjedhje flamuri, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë në parlament, arrestimi i kreut të opozitës shënoi goditjen më të rëndë që na u bë, sepse me këtë akt, kreu i narkoshetit dhe mercenarët e tij, tentuan të shtinin terror, jo vetëm në votrat, por edhe në zemrat e demokratëve shqiptarë. Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun”, tha Berisha