Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

by Nexhat

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të rënë Bashar al-Assad dhe të atit të tij Hafez al-Assad, i cilësuar atje si “udhëheqësi i pavdekshëm”. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, njofton nga Latakia në Siri.

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri.

banner

Në raportimet mediatike dhe në komunikimet në rrugët e qytetit ka të dhëna kontradiktore, se ku po shkojnë këto mjete.

Disa thonë se po largohen nga Siria. Disa të tjerë thonë se jo.

Në një lagje aty pranë, ka ende dyqane me tabela në rusisht, kryesisht për të plotësuar nevojat që mund të kenë ushtarët. Disa vendas i thane Zërit të Amerikës se druhen se grupet e pakicave në Siri do të jenë në rrezik pa mbrojtjen nga Rusia, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të tjerë thonë se lëvizja e rusëve është një sinjal se lufta po mbaron.

Ushtarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel që e shtriu me shpejtësi aktivitetin në githë Sirinë pas rënies së regjimit, thonë se, kjo është një arsye për të festuar. “Ka shumë gëzim. Dhe kur ata të largohen, unë do të jem edhe më i lumtur”, shprehet ai.

Në anën tjetër të Latakias, provincës që është vendlindja e familjes Assad, në këtë tabelë shkruhet: “Varri i Hafez al-Assad, udhëheqësit të pavdekshëm”.

Hafezi ishte i ati i Bashar al-Assadit që gjithashtu kujtohet si një diktator i egër.

Edhe në këtë zonë pro-Asadit, në mbishkrimet në mur bëhet thirrje për hakmarrje për vdekjen e viktimave të panumërta në burgjet e Asadit, ku të burgosurit u torturuan dhe u vranë. Zëri i Amerikës u takua me familje nga pjesë të tjera të Sirisë, të cilët po kërkojnë trupat e të dashurve të tyre

“Janë arrestuar kaq shumë njerëz sa që nuk mund t’i numërojmë. Ne po kërkojmë të dashurit tanë më të afërt, xhaxhallarët dhe vëllezërit. Nuk ka familje që nuk i mungojnë dy ose tre pjesëtarë”, thotë Ahmed Maarowi, i afërm i një të burgosuri të zhdukur

Rusia ishte një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit, e cila në vitin 2015 u përfshi në Luftën Civile të Sirisë, për të mbrojtur regjimin.

Në pjesë të tjera të Sirisë, vendasit thonë se bombat ruse ishin përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin.

Por në Latakia, ku shumë njerëz druhen se do të shihen padrejtësisht si të lidhur me regjimin e rënë kur të formohet qeveria e re, disa banorë janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me ta nëse rusët, që i cilësojnë miq të tyre, do të largohen nga vendi. /VOA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy