Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë në Luksenburg, pasi akuzohen për grabitje të banesave me dhunë.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Shqipërisë shqiptar përmes një njoftimi, ku tha se FAST Albania ka kontribuar në këtë operacion.
Po ashtu në njoftim thuhet se shtetasit e arrestuar janë të moshave 28 dhe 29-vjeçare, të lindur në Pukë e Mirditë.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”.
Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST.
Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.
Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.
2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht