Insekte dhe krimba janë gjetur në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi shpërndau disa pamje të ushqimit ku shihen krimba dhe insekte në pjata.
Bytyqi ka thënë për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi Qeveria dhe Ministria e Arsimit.
“Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal!”, ka shkruar Bytyqi.