Miratohet vendimi për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt – projekti kap vlerën e rreth 28 milionë eurove

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për nisjen e procedurave për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, projekt ky që kap vlerën e rreth 28 milionë euro.

Propozim-vendimin e paraqiti ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

banner

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve paraklinike në komunën e Ferizajt dhe komunave që janë në zonën e përgjegjësisë së spitalit të Ferizajt, Ministria e Shëndetësisë bazuar në Ligjin për ndarjen buxhetore kërkon aprovimin e propozim-vendimit për lejimin e inicimit të procedurave si projekt shumëvjeçar në vlerë 27.9 milionë euro”, tha Vitia

Projekti i ndërtimit të spitalit të Ferizajt ishte paraparë që të përfundonte së ndërtuari në vitin 2021, por shkaku i disa problemeve i njëjti është thënë se pritet të përfundoje gjatë vitit 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy