Munsch thotë se dialogu Kosovë-Serbi rruga e vetme për çështjet politike

by Nexhat

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch, theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Ai në këto komente i bëri në Beograd gjatë takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

banner

“Komandanti i JFCNP, Admiral Munsch, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd për të konfirmuar angazhimin e NATO-s për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e partneritetit të gjatë të NATO-s me Serbinë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njlofitmion e Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të publikuar në ‘Facebook’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy