Napoli synon të forcojë tre pozita në afatin kalimtar të dimrit

by Nexhat

Napoli thuhet se ka për synim përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror, pasi gjatë afatit kalimtar të janarit mund të ndërhyjë duke bërë tri transferime.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Napoli planifikon të përforcojë tre pozicione gjatë afatit kalimtar të dimrit

banner

Klubi italian thuhet se synon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë dhe një mesfushor.

Më parë, u raportua se Napoli mbetet i interesuar për qendërmbrojtësin e Arsenalit, Jakub Kiwior.

Më 16 dhjetor, doli lajmi se qendërmbrojtësi i Napolit, Alessandro Buongiorno pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore gjatë stërvitjes, me një periudhë rikuperimi të vlerësuar rreth një muaj

Sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i Buongiorno mund të përshpejtojë kërkimin e Napolit për një zgjidhje, potencialisht përmes transferimit të Kiwior.

Emrat për pozitën e mbrojtësin të majtë dhe të mesfushorit janë ende të panjohur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy