“Nuk kishte brumë – Bëri atë që bën tash e një kohë: sulmoi mediat, analistët – Teori klasike” – Blerim Latifi për fjalimin e Kurtit

by Nexhat

Profesori dhe analisti, Blerim Latifi ka komentuar fjalimin e kryetarit të VV’së, dhe njëherësh kryeministrit Albin Kurti në tubimin e partisë së tij, ku prezantoi kandidatët për deputetë.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti bëri atë që e bën tash e një kohë, pra sipas tij, sulmoi mediat dhe analistët.

banner

“Nuk i marrë si kriter numrin e pjesëmarrësve në të tilla tubime, shkak që partitë e mëdha nuk e kanë problem me organizu një tubim të tillë.

Sa i përket fjalimit të Kurtit, është i strukturuar në tri pjesë, në pjesën e parë në përmbledhje të saj ishin një tërësi moralizimesh mbi politikën, na tregonte cka është shteti, cka është qeverisja, nuk kishte një ekspoze të qeverisë së tij të 4 viteve të kaluara

Në pjesën e dyte, me i sulmu mediat, analistët, edhe e përfundoi krejt atë punë me teorinë klasike, teorinë e sabotazhit, për me i justufiku dështimet duke ia atribuu fajin dikujt tjetër”, tha Latifi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy