Kreu i NATO-s ka thënë se dëshiron ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm për çdo bisedim paqeje me Rusinë.
Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte thuhet se është shfaqur i frustruar nga spekulimet për bisedimet e paqes, duke thënë se të folurit publikisht për to është në dobi të Vladimir Putinit
Rutte tha se kushtet e çdo bisedimi të paqes duhet të varen nga Ukraina, Rusia dhe çdo tjetër në tryezën e negociatave.
“Nëse tani fillojmë të diskutojmë mes vete se si mund të duket një marrëveshje, ne e bëjmë kaq të lehtë për rusët”.
Ai tha se qëllimi i bisedës me Zelensky ishte të “diskutohej gjithçka që kishte të bënte me Ukrainën”.
Ishte gjithashtu të sigurohej që liderët t’i “fusin ata (ukrainasit) në një pozicion të fortë” për të filluar një ditë bisedimet me Rusinë
Më herët, Zelensky tha se kishte mbërritur në Bruksel për bisedime me liderët evropianë, si dhe me përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar.