UEFA delegon pesë gjyqtarë nga Kosova për ndeshjen e Ligës së Konferencës

by Nexhat

UEFA ka njoftuar tashmë se ka deleguar pesë gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Moldes dhe Mlada Boleslavit.

Dita e enjte do të jetë e rezervuar për ndeshjet e xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës.

banner

Në njërën nga ndeshjet e kësaj xhiro do të gjykojnë pesë gjyqtarët nga Kosova, pasi UEFA ia ka besuar ndarjen e drejtësisë.

Bëhet fjalë për ndeshjen Molde-Mlada Boleslav, ku gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, ndërsa anësor apo asistent të tij Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci.

Në këtë ndeshje, gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari, teksa në VAR do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet, më 19 nëntor në “Molde Stadion” në Norvegji, me fillim nga ora 21:00. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy