Agjencia e Statistikave prezanton sot rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

by Merita

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot bën publikimin e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Me këtë rast, ASK-ja ka organizuar një konferencë ndërkombëtare, e cila do të fillojë prej orës 10:00.

banner

Të dhënat e para përfundimtare do të përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike. Ndërkaq, gjatë vitit 2025 do të publikohen edhe 25 raporte të tjera tematike.

Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) u realizuar nga 05 Prill deri më 24 maj 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy