Aktakuzë ndaj Z.P. për krime lufte, Prokuroria: Dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin dhe plaçkitjen e civilëve shqiptarë

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Z.P. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Prokuroria njofton se hetimet kanë vërtetuar se “Z.P. i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”.

banner

“Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy